Sunday 6 December 2009

Urdherimet nga Qielli - 45 UFOs

“Koha ka ardhur kur ndodhirat me te çuditshme do te ndodhin ne toke dhe ne ajer...[Satani] do te kete fuqi te madhe mbi natyren: do te ndertohen kisha per t'u sherbyer ketyre shpirtrave. Njerezit do te transportohen nga nje vend ne tjetrin nga keta shpirtra te keqinj, madje dhe prifterinj..” - marre nga teksti I aprovuar I Sekretit te La Salette

SHPIRTRAT E ERRESIRES
Ne nje shpelle kaq te thelle dhe te gjere
Objektet fluturuese kerkojne te fshihen
Te derguara nga qielli per te gjetur rremuje
Toka juaj tani eshte veshur rreth e rrotull
me shpirtrat e erresires qe udhetojne gjate nates
por mos ki frike, lutu per fluturimin e tyre – Veronika 24 nentor 1993

ILUZION
Veronika – Oh, jane dy objekte fluturuese tani. Ato po shkojne shume, shume lart ne qiell...
Zonja Jone: - Mos ki frike, sepse te eshte lejuar te shikosh se cfare planifikon satani ta iluzionoje njerezimin. Ashtu si e di ti, nuk ka jete apo qenie njerezore, apo gje tjeter ne ndonje planet tjeter. Krijimi I bere nga Zoti te eshte dhene ne Librin e dashurise dhe jetes. Mos fantazo per jete ne planete te tjera, bija ime. Eshte falsifikim. Po te mos ishte keshtu, ty do te ishte treguar pasi Ati nuk fsheh asnje tek femijet e tij. Ai krijoi njeriun, te njohur si Adami dhe Eva, dhe si te tille ata ishin te paret nga krijesat e Atit. Ti mund te thuash, se jane simboli I atit dhe nenes se pare.” - Zonja Jone e Trendafilave, 28 Shtator 1974

ELEMENTET
"Ata po kryejne tani çudira dhe mbrekullira per te hutuar dhe ngaterruar njerezimin. Ju i quani nje prej tyre UFO. Ato jane shfaqje supernatyrale prej ferrit. Ato jane krijuar ne mendjet e disave prej demonave, te cilet jane ne gjendje ta bejne per shkak te fuqise se madhe qe kane ne toke per te kontrolluar tani elementet, natyren” - Zonja jone e Trendafilave, 1 Shkurt 1978

ASNJE OBJET TRANSPORTI
"Ndersa po flasim per perfaqesuesit e ferrit, Bija ime, deshiroj gjithashtu te ta bej te ditur se nuk do te kete asnje object transporti qe do te vij nga planete te tjera – objekte extraterrastorale. Jo, Bija ime dhe ju femijet e mi; ata jane perfaqesuesit e ferrit ne transport. Tani ti mund te pyesesh, pse ata duhet te transportohen kur ata jane shpirtra? Ah, bija ime, kete ti nuk mund ta kuptosh. Ata nuk jane shpirtra te zakonshem, ata jane demona nga ferri: shoqeruesit e Satanit dhe satani vete. Ai eshte gjithashtu ne nje nga transportet.

Ka nje arsye pse ata duhet te perdorin transportet. Nuk do te flas per kete gje kete here, sepse jam e sigurte se do ta mjegulloi mendjen e çdo shkenctari nese e bej kete te ditur para se ata te jene gati per kete.” - Zonja Jone e Trendafilave, 1 Nentor 1985

EKSTAZA
“Une te jap hirin e madh te zemres, bija ime, ta dish se shume do te merren nga toka jote perpara Ndeshkimit te madh... Shume ne media do te deklarojne se ata jane rrembyer nga objekte fluturuese. Oh, jo, Bijte e mi! Ata u çuan ne mbreterine e Atit te Perjetshem per te pritur ardhjen e Birit Tim mbi toke.” - Zonja Jone e Trendafilave, 7 Dhjetor 1976

NUK ESHTE SAJIM
"Ne kete beteje te fundit, ka shume perfaqesues te ferrit te lene te lire mbi toke. Ata udhetojne me transporte. Mos prano asnje teori falso mbi jeten pertej parajses, pervec se asaj te Mbreterise se Zotit. Dije se eshte satani ai qe I dergon keto mjete transporti para teje. Ato jane per t'ju ngaterruar dhe hutuar ju. Keto objekte qe fluturojne permes tokes jane nga ferri. Ato jane te vetmet mbrekulli falso ne kohen tuaj.
Dalloi ato bija ime, ato nuk jane nje sajim I imagjinates se njerezve. Ato jane te pranishme ne atomosferen tuaj dhe do te behen me dominuese ndersa vashdon lufta per shpirtrat.” - Zonja Jone e Trendafilave, 24 Dhjetor 1973

I FSHEHUR MES JUSH
"Tashme satani po perparon drejt ndergjegjes suaj, duke dashur te pushtoj mendjet tuaja. Tani ai po shpall mbrekullira falco. Ato qe ju I quani objekte fluturuese jane imazhe nga ferri. Bijte e mi, nese ju e mohoni njohurine mbi supernatyroren, ju po luani tamam ne duart e tij. Ndersa ai mbetet I fshehur mes jush, ai mund te vashdoj, si nje ujk shume I uritur, te perpij femijet e mi ndersa ata largohen nga hiret.” - Zonja Jone e Trendafilave, 18 Qershor 1978

HARXHIMI I KOT I PARAVE
"Nuk ka qenie te tjera ne planete te tjera. Ne t'i kemi shpjeguar rreth objekteve fluturuse nga ferri. Keshtu qe nesu ju vazhdoni te harzhoni me kot parate e vendit tuaj duke kerkuar per jete ne planete te tjera, ju do te keni me shume vuajtje ne kombin tuaj. Dhe vendi juaj do te bjere poshte, le te themi - ekonomikisht, moralisht, dhe aktualisht I shkaterruar. “ - Jesusi, 1 Nentor 1985

PERTEJ VELLOS
"Ju njerez te shkences, ju shkoni perpara ne hapesire, duke kerkuar per nje bote tjeter. Ju nuk do te gjeni asgje. Atje ne hapesire, bijte e mi, gjendet vetem nje boshllek. Bota tjeter eshte pertej vellos; eshte bota e mbinatyrshme. Njerezit e shkences kurdohere kerkojne, por kurre nuk do ta njohin te verteten.” - Zonja Jone e Trendafilave, 7 Shtator 1976

TRANSPORTIMI NGA FERRI
"Mos kerkoni per toke, mos kerkoni jete ne planete te tjera, sepse nuk ka. Vetem ata qe duan t'ju genjejne, ju thone kete. Ate qe pe, bija ime, ne te shkuaren, qe quhet objekt fluturues nga njerezit, ne kemi lejuar shume qe ta shohin. Ato jane transporte nga ferri. Megjithate, ne kurre nuk kemi pare nje demon, bija ime, qe ka marre forme njeriu, pervec nepermjet shpirtit...
Ate qe ju e keni tani, per shkak te mekateve te njerezimit, gjithe ferri eshte leshuar neper toke. Satani e di se kjo kohe po shkurtohet. Kjo eshte e verteta, bija ime. Une t'i tregoj te gjitha: koha jote po shkurtohet” - Jesusi, 18 Qershor 1992

SHKENCTARET
"Mbi toke do te kete ndryshime te medha ne natyre. Shkenctaret e kane hedhur matane Zotin, dhe tani demonet jane leshuar neper toke te cilet do te krijojne shfaqjet djallezore brenda zemrave dhe pamjeve te njerezimit.” - Zonja Jone e Trendafilave, 16 Qershor 1977.

GROPAT E FERRIT
Veronica - Oh! Oh, une shoh nje grope shume te madhe. Dhe ulur ne ane te gropes jane disa krijesa qe duken te tmerrshme. Ato I ngjasojne kafsheve, por kane pothuajse pamjen e njerezve. Dhe ata jane ulur rreth asaj qe duket si xham. Dhe xhami po reflekton mbi gjithe gropen dhe duket tamam si nje xham vezhgues sepse .. Rrezet – rrezet dalin nga ky xham dhe shkojne lart, lart kesaj grope. Dhe une po I shoh rrezet. They ato reflektojne ne toke. Ndersa ato shkojne lart, duke ndjekur keto rreze, jane keto krijesa te tmerrshme e te shemtuara, keto – e di se jane demona. E di.

Tani Zonja Jone tha:
Zonja Jone: - “ Veshtro, bija ime, cfare tjeter del nga ajo grope?”

Veronica – Oh Zot. Ka krijesa qe duken si drita te ndritshme, por ato jane me nje cati te rrumbullaket. Dhe ato nuk kane dritare, ato jane thjesht drita te forta. Dhe tani Zonja Jone po qendron ne ane te kesaj grope dhe po tregon me gisht. Dhe po thote:

Zonja Jone: “Njerezit nuk do ta pranojne te verteten. Keto jane transporte nga ferri.”

Veronica – Oh, Zonja Jone I referohet atyre gjerave qe jane pare ne toke. Zonja Jone tha:

Zonja Jone: - Beje te ditur, bija ime, se mbrekullite fallco te kohes se fundit jane gati tani. Satani kerkon t'ju ngaterroj. Beje te ditur, bija ime, se nuk ka jete pertej tokes si mendoni ju. Njerezit do te shkojne ne hapesire. Me mire ti perdori keto perpjekje per te gjetur udhen e kthimit tek Zoti. “- Zonja Jone e Trendafilave, 30 Maj 1973

“ Femijet e mi, femijet e mi te vegjel e te perulur, ju kerkoj si Nena Juaj, te ecni ne kembe, trokisni ne dyer; sillni driten te vellezrit dhe motrat tuaja. Per ata qe u eshte dhene hir I madh, me shume pritet pre tyre. “ - Zonja Jone e Trendafilave, 26 Maj 1976

“ Si dishepuj te diteve te fundit, femijet e mi, shume kerkohet nga ju, por une ju siguroj: gjithecka qe ju jepni me besim dhe bamiresi do te kthehet tek ju trefish.” - Jesusi, 1 Qershor 1978

Mund ta lexoni ne anglisht tek: http://www.tldm.org/directives/d45.htm

Saturday 17 October 2009

1.Medjugorje: Shfaqjet e Virgjeres Mari dhe mesazhet e saj

Medjugorje:

Qe nga viti 1981, ne nje fshat te vogel ne Bosnje-Hercegovine te quajtur Medjugorje, Virgjera e Bekuar Mari iu shfaq 6 te rinjve: Ivan, Jakov, Marija, Mirjana, Vicka dhe Ivanka dhe filloi t'ju japi mesazhe. Pervec ketyre mesazheve, Zonja e Bekuar i ka dhene secilit prej tyre 10 'sekrete' apo gjera qe do te ndodhin ne nje te ardhme te afert. Vetem nje nga sekretet eshte publikuar.

Sekreti i publikuar:

Zonja e Bekuar ka premtuar se do te le nje shenje te dukshme, te mbinatyrshme dhe te pashkaterrueshme ne kodren ku ajo u shfaq per here te pare. Zonja e bekuar thote: "Shenja do te jete per ateistet. Ju besimtaret tashme i keni shenjat dhe ju jeni bere shenja per ateistet. Ju besimtaret nuk duhet te prisni per shenjen para se te ktheheni; kthehuni sa me shpejt. Kjo eshte koha e hirit per ju. Ju nuk mund ta falenderoni Hyjin mjaft per kete kir. Kjo kohe eshte per te thelluar besimin tuaj si dhe per kthimin tuaj. Kur te vij shenja, do te jete teper vone per shume nga ju."

Paralajmerimi:
Kur Zonja e Bekuar do te ndaloi se shfaquri, do te jene 3 paralajmerime qe do ti jepen botes. Mirjana do te jete deshmimtare e paralajmerimeve dhe ato do te ndodhin ne toke. 10 dite para cdo paralajmerimi, ajo do te keshilloj priftin e zgjedhur per kete detyre (At Petar Ljubicic) i cili do te argjeroj dhe do te lutet me Mirjanen per 7 dite. Pastaj, 3 dite para se paralajmerimet te ndodhin, At Petar do tja deklaroj botes, cfare?, ku? dhe kur? do te ndodhin.

Pas paraljamerimit te pare, te tjerat d0 te vazhdojne brenda nje periudhe kohe te shkurter. Keshtu qe njerezit do te kene kohe te kthehen ne besim. Pas te tre paralajmerimeve, shenja e perhershme e dukshme do te mbetet ne koder. Ata qe do te jene ende gjalle, do te kene kohe te kthehen tek besimi ne Zot. Per kete arsye, Virgjera e Bekuar flet per kthim te shpejte. Shenja e perhershme do te bej shume sherime dhe kthime para se mesazhet te behen realitet.

Fjalet e Zonjes se Bekuar:
" Ju keni harruar se me lutje dhe argjerim ju mund te evitoni luftra, te ndaloni ligje natyrore."
"Ju jeni gati te beni mekat dhe ta vini veten ne duart e djallit pa u menduar."

"Mos e lejoni djallin te fitoi kontrollin e zemrave tuaja, qe ju te ktheheni ne nje imazh te satanit dhe jo timin."

"Bijte e mi, erresira mbreteron mbi mbare boten. Njerezit jane te terhequr pas shume gjerave dhe harrojne gjene me te rendesishme."

"Drita nuk do te mbreteroj ne bote deri sa njerezit te pranojen Jesusin, deri sa ata te jetojne fjalet e Tij, e cila eshte Fjala e Ungjillit."

"Bijte e mi, kjo eshte edhe arsyeja e pranise sime mes jush per nje kohe kaq te gjate: t'ju drejtoj ju ne udhen e Jesusit. Une dua t'ju hspetoj ju, permes jush, te shpetoj mbare boten. Shume njerez tani jetojne pa besim; disa as nuk duan te degjojne per Jesusin, por ata duan paqe dhe kenaqesi! Bijte e mi, kjo eshte edhe arsyeja pse une kam nevoje per lutjen tuaj: lutja eshte menyra e vetme per te shpetuar njerezimin."

Mund te lexoni me shume ne anglisht ne faqen elektronike: http://www.medjugorje.org/overview.htm

Tema tjeter: 2. Zonja e bekuar jep 5 Armet per te luftuar satanin