Thursday 12 July 2012

Mbrojtja e Diteve te Fundit


Mbrojtja e Diteve te Fundit ashtu si i është treguar Marie-Julie Jahenny
(1850-1941) për “Kohën e Kohrave”
Mundimet e mëdha gjatë Periudhës Apokaliptike


(Përkthyer nga libri frëngjisht: vol 1 – “Veuillez-et-priez Car L'Heure Est Proche” (Ejani dhe Lutuni se Ora është afër) nga Michel Servant, France; paragrafi. 316-317)


Këto janë disa nga mjetet mbrojtese natyrale dhe të mbinatyrshme për tu përdorur kunder fatkeqesive qe po kercenojne boten, ashtu si i jane treguar Marie-Juli nga Zoti Yne dhe Virgjera e Bekuar. Fatkeqesite do te fillojne me nje Revolucion.

TRE DITET E ERRESIRES (27 Maj 1880)
VETEM QIRINJTE E BEKUAR PREJ DYLLI do te japin drite. Nje qiri i tille do te mjaftoj per çdo shtepi gjate 3 diteve te erresires. Ato nuk do te ndriçojne ne shtepite e te pabeseve dhe mallkuesve.


MORTAJA FATALE
Kjo eshte nje dhe e vetmja menyre per tu mbrojtur: pertyp nje cope leter shume te holle ne te cilen do te jene te shkruara fjalet “ O JESUS, MUNDES I VDEKJES, NA SHPETO. O Crux Ave.

PER KAFSHET
Duhet tu vini rreth qafes medaljen e Shen Benedict. (Zonja Jone paralajmeron te gjithe njerezit te mbajne Medaljen e Shen Benedict – Zonja Jone e Trendafilave, Mary Ndihma e Nenave.
Medalje e Shen Benedict dhe Medalje e Zonjes
 
 
 
 
 
 
 
 
GJATE PERIUDHES SE FATKEQESIVE TE MEDHA:
Termete, luftra, permbytje, etj


Thoni lutjen e meposhtme tek Kryqi i Shenjte:

Une Te falem ty, Te adhuroj, Te perqafoj,
O Kryq i Adhurueshem i Shpetimtarit tim, na mbro dhe na ruaj.
Jesusi te deshi kaq shume, dhe une te dua sipas shembullit te Tij.
Me imazhin tend te shenjte ma largon friken,
Dhe une ndjej vetem paqe dhe besim.

STUHI TE MEDHA
Lutja e meposhtme ndaj Kryqit, treguar nga Zoti Yne, duhet thene:
O Crux Ave, spes unica "Et Verbum caro factum est".
O Jesus, Mundes i vdekjes, na shpeto.

LUFTRA DHE REVOLUCIONE
Zoti Yne e tregoi gjate nje ekstaze:

“Per te hequr gjithe friken dhe tmerrin, ju do te prekni ballin me nje foto te shenjte apo nje medalje te Maries se Paperlyme. Shpirti juaj do te jete i qete. Zemra juaj nuk do te kete frike kur te afrohet terrori i njerezve. Shpirti juaj nuk do te preket nga Gjykimi Im i Madh”.

SEMUNDJE TE PANJOHURA (Treguar gjate nje ekstaze)
“Duhen nje medalje te Zemres Sime Hyjnore, dhe nje medalje ku eshte shenuar Kryqi i Adhurueshem. Do ti fusni te dy medaljet ne nje gote me uje – te jene keto prej kartoni apo metali. Do ta pini kete uje qe eshte dy here i bekuar dhe dy here i pastruar. Vetem nje pike e hedhur ne ushqimin tuaj – nje pike e vogel – do te mjaftoj per te larguar jo ndeshkimin, por ndeshkimet e Drejtesise Sime. (Vetem Medalja e Mbrkullueshme i permbush kerkesat e duhura). Ju do ti jepni nje pike nga ky uje shpirtave te varfer te prekur nga ndeshkimi i semundjeve te panjohura – ato qe prekin zemren, shpirtin dhe fjalen.

SEMUNDJE TE NDRYSHME
Keto do te perdorin çajrat mjeksor (zbutje ne uje, zjerje).

Bima St John ( Glechoma hederacea) (deget zvarritese, mbi peme) perdoret ne veçanti per gjendje kritike dhe per dhimbjet ne kraharor dhe dhimbje koke te forta.

 
 
 
 
Bima Murriz (Hawthorn) (Craetagus oxyacantha), per tu perdorur gjate koleres (e cila do te jete e shpeshte dhe e perhapur).
[Shiko me poshte per metoden e sakte se si ta perdoresh ashtu si eshte shpjeguar nga Virgjera e Shenjte]


 
 
 
 
 
Per ethe te panjohura: Lulja e thjeshte Manushaqe (VIOLET - Viola odorata), parfumi dhe virtuti i peruljes do te kene shume efekt.






EPIDEMITE APO SEMUNDJET TEK KAFSHET (14 Maj 1880)

Zoti i jep Shen Benedict fuqine te lehtesoj fatkeqesine. Nje ecje ne procesion (ecje e njerezve ne varg) me respekt e statujes se Shen Benedict, e bere pa frike apo tmerr, mund ta ndaloj kete fatkeqesi.

ZJARRI TOKESOR DHE QIELLOR (23 Shkurt 1938)
Zemra e Shenjte e Krishtit:
Nxehtesia do te jete e tmerrshme.. nje shenje e Kruqit e bere me uje te bekuar do ta pakesoj nxehtesine dhe do te largoj shkendijat. Ju do te puthni 5 here kryqet e pendimit...kryqe te vogla qe perkojne me 5 plaget e Jesusit te Kryqezuar ne nje foto te shenjte. Nga kjo mbrojtje mund te perfitojne shpirtrat, mekataret e gjore, duke ju lutur Nenes Sime te Paperlyeme, Nenes se Shpetimit, Strehe dhe Pajtimi i mekatareve.

SENDET MBROJTESE
Virgjera e Shenjte:
“Gjithmone mbaj gati dhe afer sendet mbrojtese: qirinjte prej dylli te bekuar, medaljet, fotot dhe sendet e shenjta nga te cilat rrjedh gjithe bekimi.”


Virgjera e Shenjte thote: (15 prill 1900):
“Femijte e mi te vegjel, eshte besimi, eshte konfidenca, lutja me e bukur nga te gjitha e cila ju siguron me te shumten.”

VENDET E MBROJTJES
Shfaqja e Zemres Hyjnore te Jesusit tek Marie-Julie:
“Te dashurit e mi, jane 3 vende ku mund te kerkoni mbrojtje (per periudhen e mundimeve te medha): Zemra Ime Hyjnore, Kryqi Im Hyjnor dhe Nena Ime e Dashur e Paperlyeme.


Shen Anne i tha Marie-Julie te njejten gje ne 26 Korrik 1923:


“Ju keni disa vende ku mund te mbroheni ne momentin e ndeshkimit: ate te Kryqit, Zemres Hyjnore te Adhurueshme dhe Zemren e Virgjer te Bijes sime te Paperlyeme”.


METODA E PERDORIMIT TE BIMES MURRIZ (HAWTHORN) E TREGUAR NGA NENA JONE E BEKUAR ne 5 Gusht1880:

“Do te dale nje semundje e rende qe as edhe shkenca njerezore nuk do te jete ne gjendje ta lehtesoj. Kjo semundje do te gadas ne fillim zemren, pastaj shpirtin dhe ne te njejten kohe gjuhen. Do te jete e tmerrshme. Nxehtesia qe do te shoqerohet me te do te jete nje zjarr gllaberues i padurueshem dhe kaq i forte sa qe edhe gjymtyret e prekura te trupit do te skuqen – nje skuqje e zjarrte e padurueshme. Ne fund te 7 diteve kjo semundje, e mbjelle si nje fare ne fushe (gjate periudhes se pjekjes) do te perhapet ngado shume shpejt dhe duke avancuar shume.


Femijet e mi, ketu keni te vetmen kure e cila do t’ju shpetoi. Ju e njihni bimen e murrizit e cila rritet ne gjithe shkurret. Gjethet e murrizit, jo kercelli, mund ta pengojne vazhdimesine e kesaj semundje. Ju do ti mblidhni gjethet, jo kercellin. Mund edhe ti thani, ato mund ta ruajne efektin. Do ti vini ne uje te ziere dhe lerini per 14 minuta, duke i mbuluar qe avulli te mbetet brenda. Sa te dali kjo semundje, duhet ta perdorini kete kure 3 here ne dite. Kjo semundje do te krijoi te vjella te vashdueshme dhe perzjerje. Nese e merni kete kure shume vone, pjeset e trupit te infektuara do te nxihen dhe ne pjesen e nxire do te duket nje vize e verdhe e zbehte”.

SHENIM: Ju lutemi ta ruani kete leter, me informacionin teper te vlefshem mes dokumentave tuaj me te rendesishem. Shperndaje mes miqve.



Ky material u perkthye nga anglishtja nga faqja elektronike:
http://www.courlisius.org/en/End-Days-Remedies-given-to-Marie-Julie-Jahenny