Saturday 17 October 2009

1.Medjugorje: Shfaqjet e Virgjeres Mari dhe mesazhet e saj

Medjugorje:

Qe nga viti 1981, ne nje fshat te vogel ne Bosnje-Hercegovine te quajtur Medjugorje, Virgjera e Bekuar Mari iu shfaq 6 te rinjve: Ivan, Jakov, Marija, Mirjana, Vicka dhe Ivanka dhe filloi t'ju japi mesazhe. Pervec ketyre mesazheve, Zonja e Bekuar i ka dhene secilit prej tyre 10 'sekrete' apo gjera qe do te ndodhin ne nje te ardhme te afert. Vetem nje nga sekretet eshte publikuar.

Sekreti i publikuar:

Zonja e Bekuar ka premtuar se do te le nje shenje te dukshme, te mbinatyrshme dhe te pashkaterrueshme ne kodren ku ajo u shfaq per here te pare. Zonja e bekuar thote: "Shenja do te jete per ateistet. Ju besimtaret tashme i keni shenjat dhe ju jeni bere shenja per ateistet. Ju besimtaret nuk duhet te prisni per shenjen para se te ktheheni; kthehuni sa me shpejt. Kjo eshte koha e hirit per ju. Ju nuk mund ta falenderoni Hyjin mjaft per kete kir. Kjo kohe eshte per te thelluar besimin tuaj si dhe per kthimin tuaj. Kur te vij shenja, do te jete teper vone per shume nga ju."

Paralajmerimi:
Kur Zonja e Bekuar do te ndaloi se shfaquri, do te jene 3 paralajmerime qe do ti jepen botes. Mirjana do te jete deshmimtare e paralajmerimeve dhe ato do te ndodhin ne toke. 10 dite para cdo paralajmerimi, ajo do te keshilloj priftin e zgjedhur per kete detyre (At Petar Ljubicic) i cili do te argjeroj dhe do te lutet me Mirjanen per 7 dite. Pastaj, 3 dite para se paralajmerimet te ndodhin, At Petar do tja deklaroj botes, cfare?, ku? dhe kur? do te ndodhin.

Pas paraljamerimit te pare, te tjerat d0 te vazhdojne brenda nje periudhe kohe te shkurter. Keshtu qe njerezit do te kene kohe te kthehen ne besim. Pas te tre paralajmerimeve, shenja e perhershme e dukshme do te mbetet ne koder. Ata qe do te jene ende gjalle, do te kene kohe te kthehen tek besimi ne Zot. Per kete arsye, Virgjera e Bekuar flet per kthim te shpejte. Shenja e perhershme do te bej shume sherime dhe kthime para se mesazhet te behen realitet.

Fjalet e Zonjes se Bekuar:
" Ju keni harruar se me lutje dhe argjerim ju mund te evitoni luftra, te ndaloni ligje natyrore."
"Ju jeni gati te beni mekat dhe ta vini veten ne duart e djallit pa u menduar."

"Mos e lejoni djallin te fitoi kontrollin e zemrave tuaja, qe ju te ktheheni ne nje imazh te satanit dhe jo timin."

"Bijte e mi, erresira mbreteron mbi mbare boten. Njerezit jane te terhequr pas shume gjerave dhe harrojne gjene me te rendesishme."

"Drita nuk do te mbreteroj ne bote deri sa njerezit te pranojen Jesusin, deri sa ata te jetojne fjalet e Tij, e cila eshte Fjala e Ungjillit."

"Bijte e mi, kjo eshte edhe arsyeja e pranise sime mes jush per nje kohe kaq te gjate: t'ju drejtoj ju ne udhen e Jesusit. Une dua t'ju hspetoj ju, permes jush, te shpetoj mbare boten. Shume njerez tani jetojne pa besim; disa as nuk duan te degjojne per Jesusin, por ata duan paqe dhe kenaqesi! Bijte e mi, kjo eshte edhe arsyeja pse une kam nevoje per lutjen tuaj: lutja eshte menyra e vetme per te shpetuar njerezimin."

Mund te lexoni me shume ne anglisht ne faqen elektronike: http://www.medjugorje.org/overview.htm

Tema tjeter: 2. Zonja e bekuar jep 5 Armet per te luftuar satanin